Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

PEGIDA e zhgënjyer nga pjesëmarrja në protesta

Dita ditës bie ndjeshëm mbështetja ndaj lëvizjes Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit, e njohur shkurt me emrin PEGIDA. PEGİDA, mbeti e zhgënjyer nga protestat e zhvilluara në Dresden të Gjermanisë dhe në Malmö të Suedisë.

PEGIDA e zhgënjyer nga pjesëmarrja në protesta

Nuk ka mbetur më interes ndaj PEGIDA që ka filluar të bëjë protesta që nga muaji tetor e këndej.

Kjo lëvizje që më parë mblidhte mijëra njerëz, në protestën e fundit në Dresden mblodhi 2 mijë vetë.

Kurse PEGIDA që kishte deklaruar se do të mblidheshin 5 mijë vetë, mbeti e zhgënjyer.

Kurse themeluesi i lëvizjes, Lutz Bachman (BAHMAN) mori pjesë në protestë për herë të parë pas dorëheqjes.

Në fjalimin e tij tha se askush nuk mund ti ndalojë ata nëse lëvizin si PEGIDA pra Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit,.

Bachman (BAHMAN), dha dorëheqjes pas hetimeve që filluan ndaj tij si pasojë e publikimit në faqen sociale të një fotoje ku imitonte Adolf Hitlerin.

Kurse në qytetin Frankfurt pati protesta të njëkohshme të PEGIDA dhe atyre që janë kundër kësaj lëvizje.

U vu re se u tregua interes më shumë për protestën kundër lëvizjes raciste.

Policia mori masa të gjera sigurie me qëllim që grupet të mos përballeshin me njëra tjetrën.

Edhe në Suedi ‘nuk pati kalim’ për marshimet antiislame dhe kundër emigrantëve.

Në protestën e organizuar nga anëtarët e PEGİDA në qytetin Malmö morën pjesë vetëm 8 vetë.

Ndërsa 4 mijë suedezë të mbledhur në shesh kundër anëtarëve të Pegida, treguan në mënyrë paqësore se nuk do tu lënë vend racistëve.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme