Gjermani – Shtohen sulmet ndaj refugjatëve në 2014

Për vitin 2014 janë shënuar në total 150 raste të sulmeve ndaj kampeve të refugjatëve në Gjermani, shifër e cila në krahasim me sulmet e vitit 2013 është 3 herë më e lartë.

216757
Gjermani – Shtohen sulmet ndaj refugjatëve në 2014

Sulmet ndaj kampeve të refugjatëve në vitin 2014 janë trefishuar në krahasim me vitin 2013 dhe kanë arritur në 150 raste.

Në raportimet e gazetës “Tagesspiegel” thuhet se Qeveria Gjermane në parlament ka dhënë përgjigjen se sulmet e ndërmarra në vitin 2014 në kampet e refugjatëve në vend në krahasim me vitin 2013 kanë shënuar një rritje 3 herë më shumë.

Gjithashtu në lajmin e saj gazeta tërheq vëmendjen se 67 sulmet e ndërmarra në tremujorin e fundit të vitit 2014 janë më shumë se sa totali i sulmeve të ndërmarra në vitin 2013. Për vitin 2014 janë regjistruar gjithsej 150 raste të sulmeve, shifër që po ta krahasojmë me sulmet e vitit 2013 është 3 herë më e lartë.

Rastet e sulmeve kanë qenë të ndryshme si zjarrvënie ndaj kampeve të refugjatëve, vizatime nëpër mure të simboleve të ekstremistëve të djathtë ose sulme me armë ndaj vetë refugjatëve. Gjithashtu theksohet se gjatë këtyre sulmeve janë plagosur 9 persona.

Ndërsa përfaqësuesit e grupeve të emigrantëve kanë parashikuar se rritja e numrit të sulmeve ndaj refugjatëve mund të ketë lidhje edhe me rritjen e numrit të emigrantëve që vijnë në Gjermani.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme