Gjermani – Shtohen sulmet ndaj refugjatëve në 2014
Për vitin 2014 janë shënuar në total 150 raste të sulmeve ndaj kampeve të refugjatëve në Gjermani, shifër e cila në krahasim me sulmet e vitit 2013 është 3 herë më e lartë.
Ndërsa përfaqësuesit e grupeve të emigrantëve kanë parashikuar se rritja e numrit të sulmeve ndaj refugjatëve mund të ketë lidhje edhe me rritjen e numrit të emigrantëve që vijnë në Gjermani.
Gjithashtu theksohet se lëvizja Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA), të cilët u shfaqën në qytetin e Dresdenit dhe që janë kundër islamit dhe emigrantëve, duke u shtrirë edhe në qytete të ndryshme të vendit ka përgatitur terrenin e duhur për këto sulme.
Në qytetet Berlin, Bavari dhe Saksoni, ku dhe pjesëmarrjet në protestat e PEGIDA-s kanë qenë më të mëdha, është vërejtur se në tremujorin e fundit të vitin 2014 sulmet ndaj kampeve të refugjatëve janë rritur ndjeshëm, konkretisht në Berlin ka pasur 20, në Bavari 15 dhe në Saksoni 11 sulme ndaj këtyre kampeve.