Plani i paqes Gjermani-Francë për Ukrainën
Vazhdojnë përpjekjet e liderëve gjermanë dhe francezë për planin e paqes së Ukrainës. Takimi i liderëve të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës planifikohet të zhvillohet ditën e mërkurë.
Sipas deklaratës së bërë nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, punimet mbi përpjekjet për planin e paqes së Ukrainës vazhdojnë në Berlin.
Një konferencë telefonike, e konsideruar rraskapitëse, u zhvillua të dielën pasdite mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentëve francez, ukrainas dhe rus, respektivisht François Hollande, Petro Poroshenko dhe Vladimir Putin, ku u propozua një takim në Minsk të mërkurën e ardhshme, në datën 11 shkurt.
Në këtë takim, krahas separatistëve pro-rusë dhe milicëve ukrainas, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, tha se fati i nismave të përbashkëta të Francës dhe Gjermanisë do të dalë në pah brenda 2-3 ditëve.
Por detajet në lidhje me planin nuk janë bërë ende publike.
Sipas deklaratës së Presidentit të Francës, Fransua Hollande, ndër propozimet qëndron edhe krijimi i një rajoni në front pa prani ushtarake në një sipërfaqe prej 50-70 kilometra katrorësh.
Kurse Presidenti i Ukrainës, Petro Poroşenko delk kundër propozimit të cilin e sheh si një kompromis territori për pro-rusët.
Ndërkaq, Poroşenko, në konferencën në Munih, duke treguar disa pasaporta dhe letra identiteti që i përkisnin ushtarëve rus, nënvizoi se këto janë prova se Rusia ka dërguar ushtarë në Ukrainë.