11 të vdekur nga aksidenti i avionit në Tajvan

Avioni i kompanisë ”TransAsia” me 58 persona në bord, u përplas me një urë, pak minuta pasi kishte filluar fluturimin. Deri tani raportohen 31 të vdekur ndërsa 12 të tjerë kanë humbur.

11 të vdekur nga aksidenti i avionit në Tajvan

Bëhet fjalë për aksidentin e dytë të pësuar nga kjo kompani, pas rrëzimit në muajin korrik të një avioni me 48 persona në bord.

Agjencia e lajmeve CNA, duke cituar një zyrtar vendas, ka raportuar se avioni është rrëzuar pasi ka goditur një urë të ngritur. ATR-72 sapo ishte ngritur nga aeroporti ”Taipei Songshan” me destinacion një aeroport në periferi të Tajvanit.

Lin Kuan-cheng, një zyrtar i shërbimeve të shpëtimit deklaroi se vdekja e një personi ishte konfirmuar ndërkohë që 10 të tjerë nuk kishin asnjë shenjë jete.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme