Valls: Franca do ndihmojë Greqinë për respektimin e angazhimeve

Franca do të ndihmojë Greqinë për respektimin e angazhimeve të saj dhe për inkurajimin e vullnetit për të qendruar në euro, deklaroi të dielën Kryeministri Manuel Valls, pak para një takimi të ministrit grek të Financave me homologun francez.

Valls: Franca do ndihmojë Greqinë për respektimin e angazhimeve

"Roli i Francës është për të inkurajuar vullnetin e popullit grek për të qëndrur në euro dhe për ta ndihmuar në mënyrë sovrane, por në të njëjtën kohë si pjesë e një komuniteti, për të respektuar angazhimet e saj në kuadër të rregullave tona të përbashkëta", nënvizoi Kryeministri.

Ministri grek i Financave, Yannis Varoufakis, do të takohet me homologun francez, Michel Sapin, në kuadër të një turneu evropan, që parashikon të marrë mbështetje në udhëkryqin e qeverisë greke për lehtësimin e barrës së borxhit.

"Çdokush e kupton se politikat ndëshkuese shtrënguese nuk mund të jenë një projekt i Bashkimit", theksoi Kryeministri francez.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme