Egjipt – Lirohet gazetari australian i rrjetit panarab Al-Jazeera

Gazetari australian i Al-Jazeera, Peter Greste, dënuar me shtatë vjet burg dhe për të cilin Egjipti urdhëroi sot dëbimin e tij, u nis sot nga Kajro me destinacion Qipron e Jugut, theksuan zyrtarët e sigurisë së aeroportit egjiptian.

Egjipt – Lirohet gazetari australian i rrjetit panarab Al-Jazeera

Greste, dënuar për publikim të informacioneve të rreme, u arrestua në dhjetor në vitin 2013 së bashku me një koleg në një dhomë hoteli në kryeqytetin e Egjiptit, ku ishin vendosur pa leje, sipas aktakuzës. Më pas policia kishte arrestuar dhe një gazetar tjetër të këtij stacioni televiziv. Tre gazetarët u dënuan në muajin qershor me dënime, që shkonin nga shtatë deri në 10 vjet burg.

Peter Greste, i lindur në Sidnei, është një gazetar me përvojë, i cili ka mbuluar konfliktet në Afganistan dhe në Lindjen e Mesme.

Ai ka punuar për media të ndryshme si Reuters dhe BBC, para se t'i bashkohej redaksisë anglofone të stacionit informativ panarab Al-Jazeera, me seli në Katar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme