Terroristë të ISIS-it ekzekutojnë edhe pengun e dytë japonez

Organizata terroriste ISIS konfirmoi mbrëmë vonë se kishte ekzekutuar pengun japonez, Kenji Goto, sipas një videoje të shpërndarë në Twitter nga organi mediatik i këtij grupi pseudoxhihadist, Al-Furqan.

Terroristë të ISIS-it ekzekutojnë edhe pengun e dytë japonez

Videoja, që sipas autoriteteve japoneze ka të gjitha gjasat të jetë e vërtetë, tregon Gotin të veshur në portokalli dhe të ulur në gjunjë, ndërsa pranë tij një militant të ISIS-it të veshur me të zeza, i cili mban një thikë në dorë.

Gazetari Kenji Goto u mor peng në Siri, në fund të tetorit 2014.

Vdekja e tij është dënuar ashpër nga Japonia, Turqi, SHBA-të, Franca dhe shumë shtete të tjera.

Më 24 janar, një tjetër video tregonte trupin e pajetë të pengut tjetër japonez, Haruna Yukawa, i ekzekutuar nga kjo organizatë terroriste, pasi Tokioja dështoi në plotësimin e kërkesës së saj për pagimin e 200 milionë dollarëve për lirimin e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme