Izraeli rrit praninë ushtarake në kufi me Libanin

Në vendin e quajtur Zire në kufi me Libanin ushtria izraelite po kryen kontrolle me dyshimin se mund të ketë tunele të gërmuara nëntokë.

Izraeli rrit praninë ushtarake në kufi me Libanin

Ushtria izraelite është duke e rritur praninë e saj ushtarake në kufirin me Libanin, pas vazhdimit të tensioneve në veri të Izraelit.

Sipas një njoftimi të bërë nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite mësohet se numri i trupave në kufirin verior të vendit është duke u rritur, por nuk është specifikuar një numër i saktë i tyre.

Autoritetet janë duke bërë përpjekje që popullata e rajonit ti kthehet jetës së përditshme, ndërsa ushtria izraelite po kryen aktivitetet e kërkimit me dyshimin se mund të ketë tunele të gërmuara në rajonin Zire që ndodhet në kufi me Libanin. Autoritetet e ushtrisë izraelite njoftuan se punimet për kërkimin e tunelit do të vazhdojnë për një javë.

Në anën tjetër ushtria izraelite ka njoftuar se hetimet janë në vazhdim për arsyen pse ishin të pa armatosura 2 automjetet që u goditën nga Hizbullahu ditën e djeshme në afërsi të fshatit Ghajar.

Pas sulmit me raketa antitank ndaj mjetit të ushtrisë izraelite, i cili po patrullonte në rajonin kufitar Shebaa të Libanit të pushtuar nga Izraeli, gjithashtu më pas Izraeli hapi zjarr me artileri në pika të ndryshme kufitare në Libanin jugor, ku në këto sulme humbi jetën një ushtar i forcave paqeruajtëse të OKB-së (UNIFIL).

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Peter Lerner, kishte bërë të ditur se dy ushtarë izraelitë ishin vranë në sulmin e Hisbullahut dhe 7 të tjerë ishin plagosur. Ndërsa Hizbullahu kishte njoftuar se ky sulm ishte kryer si kundërpërgjigje ndaj sulmit të ndërmarrë nga Izraeli në qytetin Kunetra të Sirisë ndaj autokolonës së Hizbullahut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme