SHBA - Stuhia e dëborës vështirëson jetën e rreth 60 milionëve

Verilindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përballet me një stuhi dëbore të paparë, që ka shkaktuar një kaos total për thuajse 60 milionë njerëz.

SHBA - Stuhia e dëborës vështirëson jetën e rreth 60 milionëve

Stuhia, e cila krahasohet me uraganin "Sandy", që goditi rajonin në vitin 2012, ka detyruar 6 shtete amerikane të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se mbi 6.500 fluturime janë anuluar, kurse të gjitha shkollat dhe bizneset janë mbyllur.

Guvernatori i Nju-Jorkut, Andrew Como, ka deklaruar se pas orës 11 të natës do të ketë ndalim qarkullimi dhe askush nuk do të kalojë në rrugë përveçse mjetet e emergjencës.

Stuhia e fuqishme e dëborës, e nisur që prej orës 23 me orën lokale në Nju-Jork, ka paralizuar një pjesë të mirë të Amerikës Verilindore.

Për të evituar në maksimun rreziqet dhe dëmet e shkaktuara nga stuhia e dëborës, që është duke ndodhur gjatë këtyre orëve në të gjithë verilindjen e SHBA-ve, është ndaluar edhe qarkullimi i mjeteve.

Të ndaluar për të qarkulluar janë edhe mjetet publike, si dhe janë mbyllur të gjithë komunikimet nga Nju-Xhersi, Ura "George Uashington" e deri në fund të Lumit Hudson.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme