Merkel: Hebraikët sulmohen ende në Gjermani, kjo është e turpshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka quajtur dje të turpshëm faktin që hebrejtë janë ende objekt sulmesh, apo kërcënimesh në Gjermani, 70 vjet pas çlirimit të kampit nazist të shfarosjes në Aushvic.

Merkel: Hebraikët sulmohen ende në Gjermani, kjo është e turpshme

"Është e turpshme që disa persona në Gjermani të goditen, kërconohen, apo sulmohen, sepse thonë se janë hebraikë, apo sepse shprehen në favor të Izraelit", deklaroi Merkel gjatë një ceremonie të organizuar në Berlin nga Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit, një organizatë e krijuar nga të mbijetuar të kampit famëkeq.

"Nuk duam fjalë raciste kundër hebrejve, kundër njerëzve, që kanë gjetur në Gjermani një atdhe të ri, ose që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës, apo persekutimeve", theksoi Kancelarja Merkel në prag të 70-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të shfarosjes "Auschwitz-Birkenau" nga trupat sovjetike, më 27 janar 1945.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme