Media ndërkombëtare: Fitorja e Ciprasit sfidë për BE-në

Gazetat kryesore ndërkombëtare sot janë hapur me njoftimin për fitoren e së majtës radikale SYRIZA në Greqi.

Media ndërkombëtare: Fitorja e Ciprasit sfidë për BE-në

”Fitorja e së majtës fillon sfidën me euron”, ishte titulli i gazetës ”Financial Times".

“Pas zgjedhjeve të treta në më pak se tre vjet, grekët u zgjuan sot në një pejzazh politik, ekonomik dhe social që ka ndryshuar aq shumë sa është pothuajse i shpërfytyruar që nga koha kur kriza e borxheve e çoi vendin drejt duarve të kreditorëve të huaj në vitin 2010”, thekson gazeta britanike.

International New York Times” i kushton fitores së SYRIZA-s një foto të madhe në faqe të parë, ndërkohë që në faqet e brendshme është titulli ”Vota greke e parë si refuzim i masave shtrënguese”.

Kur fitorja e SYRIZA-s dje në mbrëmje nuk ishte konfirmuar akoma, kjo gazetë shkruante se ”një fitore e kësaj partie do të përfaqësonte një gur dramatik kilometrik për Evropën”.

Sipas gazetës ”Wall Street Journal” fitorja e së majtës radikale përgatit konfliktin me Evropën.

Për të përditshmen spanjolle ”El Pais” fitorja afron në kohë një nervozizëm në Evropë.

Kjo gazetë citon kryeministrin Mariano Rajoy i cili paralajmëron Spanjën të mos luajë me ruletën ruse të Podemos-it, i favorizuar për fitimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vendin iberik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme