Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Egjipt - 21 të vdekur në protestat për 4-vjetorin e revolucionit

Ministria egjiptiane e shëndetësisë njoftoi të premten se në gjithë vendin u vranë 21 persona, përfshirë tre ushtarë, një polic dhe 82 të tjerë u plagosën.

Egjipt - 21 të vdekur në protestat për 4-vjetorin e revolucionit

Revolucioni egjiptian i 2011, i njohur si Revolucioni i "25 janarit". Ngjarja është e njohur me serinë e protestave, demonstratave, marshime, mosbindje qytetare, trazira dhe përleshje midis demonstruesve dhe forcave policore, e cila filloi në Egjipt më 25 janar 2011, ditë e cila kremtohet si festë e policisë.

Pas revolucionit, me grusht shteti ushtarak më 3 korrik 2013, përmbyset nga pushteti Muhamed Mursi, presidenti i parë egjiptian i zgjedhur në zgjedhje demokratike, ndërsa protestat kundër këtij akti vazhdojnë sot e kësaj dite në të gjithë Egjiptin. Grupet që janë kundër qeverisë ushtarake egjiptiane edhe për sot njoftuan për protesta gjithëpërfshirëse në mbarë vendin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme