Siri – 35 të vdekur në një sulm në Damask

35 civilë kanë mbetur të vrarë nga një sulm ajror të organizuar në një shesh njerëzit ishin mbledhur pas namazit të xhumasë.

Siri – 35 të vdekur në një sulm në Damask

Nga një sulm ajror i organizuara nga forcat e regjimit të Esad-it në kryeqytetin sirian, Damask, 35 persona humbën jetën.

Në një komunikatë të lëshuar nga Komiteti i Kordinimit Zonal të Sirisë thuhet se forcat ajrore të Esad-it kanë bombarduar një shesh në lagjen Hamurije të Damaskut, ku njerëzit ishin mbledhur pas namazit të xhumasë. Nga sulmi thuhet se 35 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Një nga aktivistët në këtë zonë Mahir Hamuri rreth këtij sulmi u shpreh se: "Në vendin ku organizua sulmi ishte një tmerr e vërtetë. Ekipet mjekësore mblidhnin trupat e coptuar të shpërndarë në rrugë. Shumë banesa dhe dyqane u shkatërruan plotësisht. Si pasojë e shpërthimeve në disa banesa dhe dyqane të tjera ra zjarr."

Hamuri ka shtuar gjithashtu se avionët e regjimit ushtarak të Esad-it vazhdojnë të bombardojnë pa pushim këtë zonë të kryeqytetit sirian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme