Obama anulon vizitën në Taxh Mahal për të shkuar në Riad

Burime indiane dhe nga Zyra Ovale kanë bërë të ditur se vizita e paralajmëruar më herët për në Indi e presidentit Obama është anuluar për shkak të vdekjes së mbretit të Arabisë Saudite.

Obama anulon vizitën në Taxh Mahal për të shkuar në Riad

Një vizitë e paralajmëruar kohë më parë e presidentit amerikan, Barack Obama dhe e bashkëshortes së tij, Michelle në Taxh Mahal në Indi u anulua për shkak se shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të shkojë në Arabinë Saudite, mbreti i së cilës, Abdullah bin Abdulaziz vdiq të enjten në darkë, kanë thënë zyrtarë indianë dhe burime nga Zyra Ovale.

Obama dhe Zonja e Parë, Michelle do të shkonin në monumentin e famshëm të dashurisë Taxh Mahal më 27 janar, në përfundim të një vizite treditore në Indi.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë indian deklaroi se një ekip amerikan i sigurisë, i vendosur në qytetin ku ndodhet Taxh Mahali, kishte njoftuar anulimin e vizitës së Obamës.

“Vizita e Obamës është anuluar. Një ekip amerikan i sigurisë ma konfirmoi këtë gjë”, deklaroi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme