Tensioni Poloni-Rusi për Aushvicin, distancohet Komorowski

Polonia dhe Rusia shkëmbejnë akuza të forta për Aushvicin, ndërkohë që Presidenti polak, Komorovski, u bën thirrje palëve për të bërë një përpjekje dhe për të mënjanuar politizimin e ceremonisë së 70-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqendrimit.

Tensioni Poloni-Rusi për Aushvicin, distancohet Komorowski

Bronislaw Komorowski ndërhyri mbrëmë për këtë çështje në një intervistë televizive dhe u distancua nga deklarata e ministrit të Jashtëm të Polonisë, Grzegorz Schetyna, që kishte provokuar acarimin rus.

Ministri Schetyna kishte deklaruar se kampi i Aushvicit ishte çliruar më 27 janar 1945 nga ukrainasit, të cilët bënin pjesë në Frontin Ukrainas të Ushtrisë së Kuqe.

Ky front, sipas tij, kishte çliruar edhe pjesë të Polonisë Jugore.

Deklaratat e shefit të diplomacisë polake u kritikuan ashpër nga Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila theksoi se diplomacia polake, në prag të ceremonive përkujtimore, kërkonte të rriste “histerizmin antirus”.

Duke mohuar akuzat, Schetyna shtoi se u ishte referuar vetëm fakteve historike.

“Duhet të heqim dorë nga debatet e natyrës historiko-politike me rastin e këtij përvjetori”, deklaroi Presidenti polak, Komorowski.

“Duhet të kemi respekt për ushtarët rusë, që përbënin pjesën më të madhe të Ushtrisë së Kuqe, e cila mes viteve 1944-1945 ka operuar edhe në territorin polak”, theksoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme