Gjermani – PEGIDA çoroditet pas dorëheqjes së Lutz Bachmannit

Lëvizja antiislame gjermane, PEGIDA, u duk e çoroditur dje pasi figura publike e saj, Lutz Bachmann, dha dorëheqjen pas një fotoje "selfie" si Adolf Hitleri.

194630
Gjermani – PEGIDA çoroditet pas dorëheqjes së Lutz Bachmannit

Lideri i PEGIDA-s, Lutz Bachmann, dha dorëheqjen si lider i lëvizjes antiislame pasi në rrjetet sociale ishte publikuar një fotografi e tij me mustaqe dhe krehje si ish-diktatori të Gjermanisë, Adolf Hitler.

PEGIDA, e cila ka mohuar se kundërshton islamin, apo refugjatët si qëllim në vetvete, ka organizuar manifestime që nga tetori i kaluar.

Ndërkohë, manifestimi i djeshëm në Dresden, Lajpcig, u shoqërua me kundërshti mes përfaqësuesve kryesorë të saj.

Themeluesit e PEGIDA-s thanë se distancoheshin nga organizatorët e manifestimit për shkak të diferencave ideologjike.

Sakaq, llogaria e Lutz Bachmannit në rrjetin social Facebook është fshirë.

Zëdhënësja dhe bashkëthemeluesja e PEGIDA-s, Kathrin Oertel, deklaroi se e kaluara e Bachmannit, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen, nuk do të kontribuonte në ndërtimin e besimit për qëllimet e kësaj lëvizjeje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme