Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënon sulmet në Jemen

Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënoi të martën sulmet kundër Pallatit Presidencial dhe rezidencës së Presidentit në Sana nga rebelët huti, duke shprehur mbështetjen për Presidentin e Jemenit, Abd Rabbo Mansour Hadi.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënon sulmet në Jemen

Këshilli i SigurimitOKB-së thekson në një deklaratë të miratuar njëzëri se Hadi "është autoriteti legjitim dhe se të gjitha palët dhe aktorët politikë në Jemen duhet ta mbështesin Presidentin Hadi, Kryeministrin dhe qeverinë e tij për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e vendit".

Militantë të organizatës Ensarullah organizuan dje pasdite sulme kundrejt kompleksit presidencial në kryeqytetin jemenas, Sana, ndërkohë që luftime janë regjistruar edhe pranë rezidencës së kreut të shtetit, bënë të ditur dëshmitarë të ndryshëm.

Luftime të ashpra janë zhvilluar në ambientet e brendshme të kompleksit presidencial, ndërkohë që militantët e grupit Ensarullah kanë forcuar praninë në kryeqytetin jemenas.

Nga ana tjetër, sipas televizionit "al-Arabiya", rebelët kanë marrë nën kontroll Pallatin Presidencial në Jemen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme