Gjermani – Zhvillohet seanca e 175 dëgjimore e NSU-së

Në gjykatën e Mynihut është mbajtur seanca e 175 e gjyqit ndaj organizatës raciste, e njohur me emrin Ilegaliteti Nacional-Socialist (ose NSU), e cila akuzohet për vrasjen në Gjermani të 10 personave, nga të cilët 8 kanë qenë turq.

193425
Gjermani – Zhvillohet seanca e 175 dëgjimore e NSU-së

Para fillimit të seancës, një grup qytetarësh u mblodh përpara gjykatës për të protestuar organizatën.

Në kuadër procedurës gjyqësore u dëgjuan dëshmitarët që kishin mbetur të plagosur 10 vjet më parë nga sulmi me bombë në rrugën Keup të Këlnit.

Në sulmin me bombë në 9 qershor 2004 në një lagje të banuar me shumicë emigrantësh turq u plagosën 22 persona.

Ndërkaq një grup që kërkonte zbardhjen e krimeve të organizatës u mblodh përpara ndërtesës së gjykatës së Mynih. Grupi gjatë protestës kërkoi që të vërtetohen edhe pretendimet se mbrapa organizatës terroriste qëndrojnë agjentët e shërbimit sekret gjerman.

Më parë Komisioni Kërkimor i Landit Thüringen kishte tërhequr vëmendjen në gabimet trashanike që ishin bërë gjatë kërkimit të të dyshuarve kryesorë nga ana e njësive të sigurisë, prokurorisë dhe politikës.

Ndërkaq reagohet edhe ndaj faktit se edhe pse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë që kur ka filluar procedimi penal ndaj të pandehurës, Beate Zschaepe’nin, nuk është zbardhur ende ky rast terrori i ekstremit të djathtë në Gjermani.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme