Rihapet tuneli i La Manshit pas incidentit

Qarkullimi i trenave nëpërmjet tunelit të La Manshit rifilloi sot, njoftoi operatori i këtij tuneli, një ditë pas ndërprerjes për shkak të pranisë në tymrave.

Rihapet tuneli i La Manshit pas incidentit

"Konfirmojmë se një zjarr i vogël në një kamion u vu menjëherë nën kontroll", tha kompania, që menaxhon tunelin.

Shërbimi në tunelin e La Manshit, që lidh Britaninë e Madhe me Evropën kontinentale me tren, u ndërpre dje pas tymit të detektuar në një nga linjat hekurudhore.

Për shkak të zjarreve, shërbimi hekurudhor në këtë tunel është ndërprerë shumë herë përgjatë viteve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme