Gjermani - Policia i ndalon PEGIDA-s manifestimin e të hënës

Manifestimi antiislamik, i planifikuar për të hënën në qytetin lindor gjerman të Dresdenit, u anulua pas kërcënimeve, që ka marrë organizatori kryesor i tij, Lutz Bachmann, nga disa grupe ekstremiste, thanë burime të shërbimeve sekrete gjermane.

Gjermani - Policia i ndalon PEGIDA-s manifestimin e të hënës

Ndërkohë, policia ka ndaluar të gjitha manifestimet në ambiente të hapura në të gjithë Gjermaninë për shkak të rrezikut konkret terrorist, sidomos ndaj lëvizjes antiislame, PEGIDA.

"Të gjitha manifestimet publike do të ndalohen në vend, sidomos ai i 19 janarit në Dresden", njoftoi policia gjermane me anë të një komunikate.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme