ICC merr vendim për hetim paraprak mbi krimet e luftës në LM

Gjykata Ndërkombëtare Penale njoftoi se ka marrë vendim për hetim paraprak mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga Izraeli në Palestinë.

ICC merr vendim për hetim paraprak mbi krimet e luftës në LM

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale theksohet se prokurori Fatou Bensouda hapi një hetim paraprak mbi gjendjen në Palestinë. Në njoftim për hetimin paraprak në fjalë theksohet se hetimi është hapur bazë të nënshkrimit më 2 janar nga Palestina i Traktatit të Romës, i cili përbën një burim për themelimin e gjykatës dhe të deklaratës së dorëzuar më 1 janar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ku "Autoriteti i gjykatës pranoi në lidhje me krimet e kryera në territoret palestineze që nga 13 qershor 2014" .

Tribunali i Hagës ka theksuar se hetimi paraprak do të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe të paanshëme, dhe vendimin e saj nëse do të hapë apo jo një hetim në lidhje me këtë do ta japë në bazë të kritereve të marrëveshjes së Romës dhe në bazë të provave që do të mblidhen gjatë hetimit paraprak.

Në njoftim nuk është caktuar se kur do të përfundojë afati i hetimit paraprak. Pas shqyrtimit paraprak të prokurorëve në rast të pranimit për një hetim të mëtejshëm do të hapet rruga që autoritetet izraelite të gjykohen në Gjykatën e Hagës. Gjatë gjykimit ndaj personave që do të ketë një urdhër ndalimi, apo urdhër arresti do të mund të arrestohen në çdo shtet anëtar të Gjykatës Penale Ndërkombëtare që ata mund të shkojnë.

Presidenti palestinez Mahmuud Abbas, kohë më parë, ka nënshkruar 20 marrëveshje ndërkombëtare duke përfshirë edhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe ia kishte paraqitur OKB-së dokumentacionin përkatës për anëtarësim.

Pritet që anëtarësimi i Palestinës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale të hyjë në fuqi më 1 prill.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme