Eurotuneli mbyllet përkohësisht për shkak të tymit

Shërbimi në tunelin e La Manshit, që lidh Britaninë e Madhe me Evropën kontinentale me tren, është ndërpre pas konstatimit të tymit në një nga linjat hekurudhore, njoftoi sot operatori i këtij shërbimi.

Eurotuneli mbyllet përkohësisht për shkak të tymit

“Jemi shumë të keqardhur, por ne nuk jemi në gjendje që shërbimi hekurudhor të jetë gati për sot, pasi Eurotuneli është mbyllur për shkak të pranisë së tymit në veri të tij”, thuhet në një deklaratë të ”Groupe Eurotunnel SA”.

“Nëse keni vendosur të udhëtoni, do t’ju luteshim ta shtynit udhëtimin dhe të mos vinit në stacionet tona”, vijon komunikata.

Për shkak të zjarreve, shërbimi hekurudhor në këtë tunel është ndërprerë shumë herë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme