Papa Francesku për Charlie Hebdo: Edhe liria e shprehjes ka kufij

“Ekzistojnë kufij kur është në pyetje liria e shprehjes, veçanërisht kur është fjala për ofendimin, apo përqeshjen e një feje tjetër”, ka thënë Papa Francesku në një koment për sulmin ndaj të përjavshmes satirike "Charlie Hebdo" në Paris.

Papa Francesku për Charlie Hebdo: Edhe liria e shprehjes ka kufij

Këtë deklaratë lideri shpirtëror i katolikëve e ka bërë gjatë një bisede me gazetarët, duke udhëtuar me avion për në Filipine.

Papa Francesku ka theksuar se liria e shprehjes nuk është vetëm e drejta themelore e njeriut, por edhe obligimi i shprehjes së mendimit të dikujt për të mirën e përbashkët. Por, siç thotë Ati i Shenjtë, ekzistojnë kufij.

Si shembull për këtë kreu i Vatikanit ka dhënë përgjegjësin për organizimin e vizitave të Papës, Albert Gasparri, i cili qëndronte pranë tij. "Nëse miku im i mirë, dr. Gasparri, thotë ndonjë fjalë të keqe për nënën time, atëherë ai duhet të presë goditje. Kjo është normale. Nuk duhet të provokoni. Nuk duhet të ofendoni besimin e të tjerëve. Nuk mund të bëni shaka në llogari të fesë së të tjerëve", ka qenë ky mesazhi i dhënë nga Papa Francesku.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme