Lidhja Arabe drejt krijimit të një force për luftën antiterror

Lidhja Arabe njoftoi sot në një takim të jashtëzakonshëm kushtuar çështjes palestineze se po studionte mundësinë e krijimit të një force antiterroriste të ndërhyrjes së shpejtë.

Lidhja Arabe drejt krijimit të një force për luftën antiterror

Sipas një deklarate të lexuar nga sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil el-Arabi, në takimin e zhvilluar sot në kryeqytetin egjiptian, Kajro, mundësia e krijimit të një force të ndërhyrjes së shpejtë kundër terrorizmit është konform të ashtuquajturit Traktati Arab për Mbrojtjen e Përbashkët, i nënshkruar në vitin 1950.

Nabil el-Arabi kërkoi zhvillimin edhe të një takimi tjetër të jashtëzakonshëm të Këshillit të Mbrojtjes Arabe për të ekzaminuar mekanizmat e nevojshme për krijimin e kësaj force të ndërhyrjes së shpejtë për luftën antiterror, si dhe kuadrin juridik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme