Gjermani - Gauck: Liria dhe të drejtat i takojnë çdokujt

Liria dhe të drejtat e njeriut nuk janë franceze, gjermane apo evropiane, pasi ato i takojnë çdo njeriu kudo ku ka lindur dhe kudo ku jeton, deklaroi mbrëmë Presidenti gjerman, Joachim Gauck, në manifestimin kundër islamofobisë, që u zhvillua në Berlin.

Gjermani - Gauck: Liria dhe të drejtat i takojnë çdokujt

Të pranishëm në këtë manifestime ishin të paktën 10.000 persona dhe Kancelarja Angela Merkel.

"Liria dhe të drejtat e njeriut janë universale. E kundërta e fondamentalizmit dhe e atyre, që në emër të islamit bëjnë vepra kriminale, është demokracia, respektimi i të drejtave dhe ruajtja e tyre", theksoi ai.

"Ne jemi Gjermania", tha në fund të fjalimit Presidenti Gauck.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme