Cameron: Kërcënimi terrorist do jetë i pranishëm e për shumë vite
Kërcënimi ekstremist do të jetë i pranishëm edhe për shumë vite, deklaroi të dielën në Paris Kryeministri britanik, David Cameron, para se të merrte pjesë në marshimin kundër terrorizmit.
181806

Cameron, cituar në nga stacioni televiziv "Sky News", ka theksuar se "Britania e Madhe po përballet me të njëjtin kërcënim të ekstremizmit fanatik, që ka goditur Francën këtë javë".
"Kërcënimi terrorist është i pranishëm që prej disa vitesh dhe mendoj se do të jetë i pranishëm edhe për shumë vite të tjera", deklaroi ai.