Gjermani – Manifestime masive kundër racizmit dhe pro tolerancës

Dhjetëra-mijëra persona u mblodhën sot në qytetin lindor gjerman të Dresdenit për të protestuar kundër racizmit dhe për të promovuar tolerancën.

180736
Gjermani – Manifestime masive kundër racizmit dhe pro tolerancës

Autoritete vendore thonë se numri i protestuesve ishte 35.000 persona, pothuajse dyfishi i 18.000 personave, që morën pjesë në një marshim kundër islamit në të njëjtin qytet të Gjermanisë, të hënën e kaluar.

Patriotët Evropianë kundër Islamizimit të Perëndimit (Patriotic Europeans Against the Islamization of the West), thënë ndryshe PEGIDA, që prej tre muajsh po organizon të tilla manifestime kundër islamit në Dresden.

"Ne nuk duhet të ndahemi nga urrejtja", i tha turmës së njerëzve kryetarja e Bashkisë Dresden, Helma Orosz.

Ndërkohë, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar veprimet e PEGIDA-s.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme