Pengmarrje dhe shkëmbim zjarri në verilindje të Parisit

Një pengmarrje ka ndodhur sot në mëngjes rreth 60 kilometra në verilindje të Parisit, pas një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe dy personave të armatosur.

Pengmarrje dhe shkëmbim zjarri në verilindje të Parisit

Një pengmarrje ka ndodhur sot në mëngjes rreth 60 kilometra në verilindje të Parisit, pas një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe dy personave të armatosur për të cilët dyshohet se mund të jenë vëllezërit e akuzuar për sulmin kundër redaksisë së revistës satirike ”Charlie Hebdo”, që shkaktoi 12 të vdekur.

Pengmarrja dhe të shtënat e zjarrit ndodhën në qytetin Dammartin-en-Goële, me 8 000 banorë, dhe vetëm 20 kilometra nga aeroporti ndërkombëtar ”Roissy”.

“Nuk ka të dhëna për numrin e personave të marrë peng në një biznes”, tha policia.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme