Shpërthim në lindje të Francës

Njoftohet se para një restoranti në afërsi të një xhamie në lindje të Francës ka ndodhur një shpërthim, por nuk ka të vrarë apo të plagosur.

Shpërthim në lindje të Francës

Njoftohet se në orët e para të mëngjesit ka pasur një shpërthim para një restoranti që ndodhet pranë një xhamie në Villefranche-sur-Saone, e cila ndodhet në verilindje të Francë.

Shtypi francez ka njoftuar se në shpërthimin që ka ndodhur në Villefranche-sur-Saone të rajonit Rhone nuk ka pasur viktima apo të plagosur. Mësohet se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

mësohet se policia ka nisur një hetim në lidhje me shpërthimin. Pritet që autoritetet e policisë të bëjë një njoftim për shtyp në lidhje me hetimet paraprake.

Nuk dihet nëse shpërthimi i sotshëm ka lidhje me sulmin e ndërmarrë të mërkurën ndaj revistës Charlie Hebdo, ku si pasojë e sulmit humbën jetën 12 persona.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme