Paris – Sulm tjetër ndaj policisë, dy të plagosur

Një person që kishte veshur jelek çeliku hapi zjarr kundër policisë në një vend afër Parisit dhe plagosi rëndë efektivin e policisë.

Paris – Sulm tjetër ndaj policisë, dy të plagosur

Raportohet se nga shkëmbimi i zjarrit që kanë ndodhur sot në mëngjes në jug të Parisit janë plagosur dy policë.

Pas sulmit një person është arrestuar, ndërsa zyrtarët e policisë kanë bërë të ditur se kjo ngjarje nuk ka lidhje me sulmin ndaj selisë së revistës "Charlie Hebdo". Në sulmin e djeshëm ndaj zyrave të revistës satirike janë vrarë 12 persona, në mesin e të cilëve karikaturistët e njohur francez dhe dy policë.

Sulmin e kanë kryer tre sulmues të armatosur me kallashnikov dhe raketahedhës. Pas sulmit, policia franceze ka nisur një operacion të gjerë për arrestimin e agresorëve. Vonë mbrëmë, një prej tyre është dorëzuar në polici, ndërsa dy të tjerë janë ende në arrati.

Mijëra njerëz në mbarë Evropën kanë dalë në sheshe në mbështetje të punonjësve të mbijetuar të redaksisë së revistës "Charlie Hebdo"dhe për të ngritur zërin e tyre kundër terrorizmit dhe fundamentalizmit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme