Francë – 12 të vdekur në një sulm kundër revistës "Charlie Hebdo

Zyrat e revistës javore satirike “Charlie Hebdo” në Paris të Francës janë sulmohet me armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 12 persona.

Francë – 12 të vdekur në një sulm kundër revistës "Charlie Hebdo

Kanali televiziv francez “Itele”, njoftoi se në sulmin e armatosur të ndërmarrë nga tre persona në selinë e revistës “Charlie Hebdo” në Paris kanë humbur jetën të paktën 12 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë. Sipas raportimeve, tre persona me maska pasi kanë hyrë në ndërtesën e gazetës kanë qëlluar me armë të tipit kallashnikov.

Mësohet gjithashtu se Presidenti Hollande dhe Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve mbërritën në vendin e ngjarjes. Në informacionet paraprake mësohet se mes të plagosurve është një polic dhe personat e tjerë të plagosur janë këmbësorët që ndodheshin para ndërtesës.

Revista e karikaturave “Charlie Hebdo” dy vjet më parë kishte publikuar karikaturat e Profetit Muhamed. Publikimi i karikaturave në fjalë kishte shkaktuar një valë të madhe reagimesh në mbarë botën. Si shkak i reagimeve ndaj karikaturave Franca kishte mbyllur edhe selitë diplomatike dhe institucione të tjera zyrtare në 20 vende.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme