Palestina përgatitet për një kërkesë të re anëtarësimi në OKB

Palestina nuk dorëzohet pavarësisht përgjigjes negative të Kombeve të Bashkuara për statusin e shtetit të pavarur.

Palestina përgatitet për një kërkesë të re anëtarësimi në OKB

Kreu i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas, bëri të ditur sot rifillimin e bisedimeve me Jordaninë për një aplikim të ri pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Në rast se kërkesa jonë refuzohet sërish, atëherë do të aplikojmë për herë të tretë, madje dhe për herë të katërt”, shtoi Mahmud Abbas.

Jordania, një nga vendet anëtare të përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i kishte paraqitur për votim këtij organi një projektrezolutë, që parashikonte tërheqjen e Izraelit në kufijtë e 1967-s dhe themelimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Mirëpo kjo projektrezolutë u rrëzua për shkak të vetos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Australisë, ndërsa 8 vende votuan në favor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme