Merkel javën e ardhshme viziton Londrën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë më 7 janar një vizitë në Londër për tu takuar me homologun britanik, David Cameron, njoftoi të premten një zëdhënës i qeverisë në Berlin.

Merkel javën e ardhshme viziton Londrën

”Kjo vizitë do të zhvillohet në kuadër të presidencës gjermane të G7-s dhe do t’i kushtohet veçanërisht përgatitjes të samitit të shtatë fuqive më të mëdha ekonomike më 7 dhe 8 qershor në Bavari (në jug të Gjermanisë)”, theksoi zëdhënësi në një komunikatë.

Merkel, e cila u shpreh shumë kundër, në fund të vitit 2014, projektit të David Cameron për limitimin e imigracionit nga Bashkimi Evropian duke e gjykuar si të panegociueshme lirinë e qarkullimit në BE, me kryeministrin britanik do të diskutojë për çështjet dypalëshe, ndërkombëtare dhe politikën evropiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme