Seuli: Nuk duhet të ketë kushte në dialogun me Phenianin

Koreja e Veriut duhet të nisë diskutimet me Korenë e Jugut pa vendosur kushte paraprake, nëse ajo kërkon përmirësimin e marrëdhënieve ndërkoreane, deklaroi sot Seuli pas kërkesës nga Pheniani për të nisur diskutimet.

Seuli: Nuk duhet të ketë kushte në dialogun me Phenianin

Drejtuesi koreanoverior, Kim Jong-Un, u shpreh dje i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë me Seulin, në fjalimin e tij tradicional me rastin e Vitit të Ri.

Por ai i kërkoi gjithashtu Seulit të ndërpriste manovrat ushtarake të përbashkëta me Uashingtonit, që janë për atë përsëritje e një lufte bërthamore.

"Koreja e Veriut duhet të angazhohet në dialog pa vendosur kushte paraprake, nëse ata kërkojnë vërtet përmirësimin e marrëdhënieve jug-veri", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Bashkimit, Lim Byeong-Cheol, duke përjashtuar që Seuli do heqë dorë nga manovrat e përbashkëta, sipas kërkesës së Koresë së Veriut.

Çdo vit, dy vendet organizojnë një sërë operacionesh ushtarake të përbashkëta dhe ato të vitit 2015 fillojnë në fund të muajit shkurt.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme