Ekonomisti francez, Thomas Piketty, refuzon "Legjionin e Nderit"

Një ndër ekonomistët më të njohur në botë, francezi Thomas Piketty, autor i një prej librave më të shitur, "Kapitali në Shekullin XXI", refuzoi marrjen e çmimit "Legjioni i Nderit", një prej më të vlerësuarit në botë, që jepet nga qeveria franceze.

Ekonomisti francez, Thomas Piketty, refuzon "Legjionin e Nderit"

"Sapo mora vesh lajmin se më kanë propozuar për marrjen e çmimit Legjioni i Nderit", deklaroi të enjten ekonomisti i njohur francez.

"Unë e refuzoj këtë çmim, pasi mendoj se nuk është në rolin e qeverisë franceze të vendosë se kë duhet të nderojë", theksoi Thomas Piketty, deklaratë që ka ngjallur debat të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale.

"Qeveria do të bënte mirë të merrej me rigjallërimin ekonomik në Francë dhe Evropë", përfundon Piketty.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme