Brazil - Rousseff nis zyrtarisht mandatin e dytë presidencial

Dilma Rousseff, e cila u zgjodh për herë të dytë Presidente e Brazilit në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në muajin tetor, bëri betimin dhe nisi zyrtarisht mandatin e saj në krye të shtetit amerikanojugor.

169126
Brazil - Rousseff nis zyrtarisht mandatin e dytë presidencial

Në një fjalim të gjatë rreth 40 minuta pas ceremonisë së betimit, Rousseff u angazhua se do të luftojë korrupsionin, do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të ndërmarrë reforma në arsim.

Ajo fitoi 51,6% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke marrë kështu një mandat të dytë në krye të shtetit brazilian. Rousseff ka deklaruar se është në dijeni të pakënaqësisë së popullit ndaj qeverisë dhe se brazilianët i kanë dhënë një mesazh të fuqishëm për ndryshim.

Duke theksuar se në mandatin e saj të dytë presidencial do të ketë vetëm një synim, i cili është "Brazili Komb i Arsimit", Dilma Rousseff ka shtuar se prioritet i saj do të jetë përmirësimi i shkollave dhe universiteteve.

Të pranishëm në ceremoninë e betimit të Presidentes Roussef ishin ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu; Presidenti kilian, Michelle Bachelet; Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro; Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven dhe zv/presidenti amerikan, Joe Biden.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme