"Norman Atlantic" - Rritet në 7 numri i viktimave

Bilanci pas zjarrit, që përfshiu tragetin "Norman Atlantic" në brigjet shqiptare, arriti në shtatë të vdekur pas zbulimit të dy trupave të tjerë, theksoi sot marina italiane.

"Norman Atlantic" - Rritet në 7 numri i viktimave

"Dy trupat të tjerë u gjetën duke e çuar në shtatë numrin e viktimave", theksuan rojat bregdetare italiane në rrjetin social "Twitter".

Sipas rojave bregdetare italiane, janë evakuuar të gjithë pasagjerët e tjerë të tragetit "Norman Atlantic", që u përfshi dje nga flakët në brigjet shqiptare.

"Të gjithë pasagjerët u evakuan ndërkohë që nëntë anëtarë të ekuipazhit ndodhen ende në bord për inspektimin e anijes", konfirmuan rojat bregdetare italiane në rrjetin social "Twitter".

Në një bilanc të mëparshëm, të bërë publik nga rojat bregdetare italiane, numri i viktimave ishte pesë.

"Norman Atlantic" transportonte 476 persona, 56 anëtarë të ekuipazhit dhe 422 pasagjerë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme