Itali – Evakuohen të gjithë pasagjerët e anijes "Norman Atlantic"

Janë evakuuar të gjithë pasagjerët e anijes "Norman Atlantic", që u përfshi dje nga flakët në brigjet shqiptare dhe si pasojë humbën jetën pesë persona, njoftuan sot rojat bregdetare italiane.

Itali – Evakuohen të gjithë pasagjerët e anijes "Norman Atlantic"

"Të gjithë pasagjerët u evakuuan, ndërkohë që nëntë anëtarë të ekuipazhit ndodhen ende në bord për inspektimin e anijes", konfirmuan rojat bregdetare italiane në rrjetin social "Twitter".

"Norman Atlantic" transportonte 476 persona, 56 anëtarë të ekuipazhit dhe 422 pasagjerë.

Zjarri, që përfshiu tragetin "Norman Atlantic", dje në brigjet shqiptare, ka shkaktuar pesë të vdekur, mbytur në Detin Adriatik ku operacionet e shpëtimit vazhduan edhe sot.

Kryeministri italian, Matteo Renzi, konfirmoi sot bilancin prej pesë të vdekurish, në një konferencë shtypi në Romë. Renzi falënderoi forcat e shpëtimit, që kanë mundësuar shmangien e një tragjedie dhe siguroi se operacionet e shpëtimit do të përfundonin në orët, që vijnë.

Autoritetet detare italiane, greke dhe shqiptare u angazhuan në një garë kundër kohës për shpëtimin e qindra personave, që vazhdonin të ishin të bllokuar edhe sot në anijen "Norman Atlantic", që transportonte 478 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, pjesa më e madhe grekë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme