Zhduket me 162 vetë në bord avioni i AirAsia

Kompania ajrore AirAsia përmes një komunikate bëri të ditur se kontakti me avionin e tipit Airbus A320-200 është ndërprerë ndërsa ishte duke fluturuar mbi Detin Java në drejtim të Singaporit

Zhduket me 162 vetë në bord avioni i AirAsia

Është ndërprerë kontakti me avionin e AirAsia me 162 vetë në bord, ndërsa ishte nisur nga Indonezia me destinacion Singaporin.

Kompania ajrore AirAsia përmes një komunikate bëri të ditur se avioni në fjalë ishte duke fluturuar nga ishulli Surabaya në drejtim të Singaporit.

Avioni është i tipit Airbus A320-200 dhe në bord ka 155 pasagjerë dhe 7 vetë, që janë ekuipazhi i tij.

Sipas kompanisë ajrore “në bordin e avionit ka 156 indonezianë, tre koreanojugorë, një francez, një malajzian dhe një nga shtetas të Singaporit. Aty ndodhen 138 pasagjerë të rritur, 16 fëmijë dhe një foshnje”.

Autoritetet e Ministrisë së Transportit të Indonezisë bëjnë të ditur se kontakti me avionit është ndërprerë ndërkohë që avioni gjendej mbi Detin Java. Mësohet se pak para zhdukjes së avionit, piloti kërkoi autorizim nga kontrolli ajror i Xhakartës që të devijojë nga plani i tij i fluturimit për shkak të kushteve të këqija meteorologjike.

Kanë filluar punimet e kërkim-shpëtimit për përcaktimin e vendndodhjes së avionit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme