Elizabeth II: Jam e prekur nga vetëmohimi i punonjësve humanitarë

Vetëmohimi i punonjësve humanitarë dhe vullnetarëve, që janë nisur për të ndihmuar viktimat e konflikteve, ose të sëmurët, si virusi Ebola në perëndim të Afrikës, preku Mbretëreshën Elizabeth II gjatë fjalimit të saj tradicional për Krishtlindje.

Elizabeth II: Jam e prekur nga vetëmohimi i punonjësve humanitarë

“Jam thellësisht e prekur këtë vit nga vetëmohimi i punonjësve humanitarë dhe vullnetarëve mjekësorë të nisur jashtë vendit për të ndihmuar viktimat e konflikteve dhe të sëmurët nga epidemitë si Ebola, duke marrë shpesh herë rreziqe të mëdha personale”, deklaroi Mbretëresha në këtë mesazh televiziv, që u publikua të enjten.

Fjalimi i Krishtlindjeve i sovranes 88-vjeçare, që regjistrohet në sallën e ngrënies së Pallatit “Buckingham” dhe shfaqet çdo 25 dhjetor në orën 15:00 që prej 57 vitesh, shihet nga miliona persona në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Komonuelthin.

Bëhet fjalë për një nga mesazhet e saj të rralla, që nuk kanë nevojë për miratimin e qeverisë britanike.

Në vitin 2013, Elizabeth II, që rrallëherë shprehet për çështjet personale, kishte përmendur gëzim të jashtëzakonshëm për ardhjen në jetë të stërnipit të saj, Princi George.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme