Jerusalem – Miratohet ndërtimi i 380 banesave për kolonitë

Bashkia izraelite e Jerusalemit miratoi të mërkurën ndërtimin e 380 banesave në dy lagje të kolonive në Jerusalemin Lindor të aneksuar nga Izraeli, sipas një këshilltari bashkiak.

Jerusalem – Miratohet ndërtimi i 380 banesave për kolonitë

"Leja e ndërtimit u dha nga një komision i bashkisë për 307 banesa në Ramot dhe 73 në Har Homa”, theksoi Pepe Alalo i partisë opozitare të majtë, "Meretz".

Kjo deklaratë jep një tjetër goditje për procesin e paqes, që tashmë është në një pikë të vdekur, pasi kolonizimi i territoreve palestineze është një nga pikat kryesore në negociatat për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez. Palestinezët duan të bëjnë pjesën lindore të Jerusalemit kryeqytetin e shtetit, për të cilin ata aspirojnë.

Komisioni i Financave i Parlamentit izraelit votoi të dielën nxjerrjen e një fondi prej 3,3 milionë dollarësh për ndërtimin e një qende turistike në një nga kolonitë, në veri të Bregut Perëndimor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme