Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

BE-ja dënon heqjen e moratoriumit për dënimin kapital në Pakista

Misioni i Bashkimit Evropian në Islamabad dënoi të mërkurën heqjen e moratoriumit për dënimin me vdekje nga autoritetet pakistaneze duke nënvizuar se nuk bëhej fjalë për një masë efikase për të luftuar terrorizmin.

BE-ja dënon heqjen e moratoriumit për dënimin kapital në Pakista

Pakistani hoqi moratoriumin, në fuqi që prej vitit 2008 dhe vari gjashtë të dënuar me vdekje nga gjykata antiterroriste, në përgjigje të sulmit javën e kaluar nga talebanët e TTP-së kundër një shkolle në Peshaver, ku humbën jetën 150 persona.

”Ministri i Brendshëm parashikon ekzekutimin e 500 të dënuarve me vdekje këto javët e ardhshme”, njoftuan sot zyrtarët pakistanezë.

Sot, misioni i Bashkimit Evropian në Pakistan dënoi këtë rikthim të dënimit me vdekje, tashmë denoncuar nga organizatat e mbrojtjes për të Drejtat e Njeriut si “Amnesty International” dhe “Human Rights Watch”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme