45 të vrarë dhe 64 të plagosur në sulmet kamikaze

Nga disa sulme vetëvrasëse që kanë ndodhur sot në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, kanë humbur jetën 45 persona dhe janë plagosur 64 të tjerë.

45 të vrarë dhe 64 të plagosur në sulmet kamikaze

Një kamikaz shkaktoi sot vdekjen e 21 ushtarëve që luftonin kundër organizatës terroriste ISIS duke shpërthyer ngarkesën që mbanin, sipas zyrtarëve.

Sulmi shkaktoi edhe 48 të plagosur. Sulmi ndodhi pranë një baze ushtarake në zonën Madaën, në jug të Bagdadit, ku anëtarët e milicisë “Sahwa” ishin mbledhur për të marrë pagat e tyre.

Sulmi nuk u mor përsipër nga ndonjë grup, por atentatet kamikaze kryhen kryesisht nga militantët suni, veçanërisht ata të organizatës ISIS.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme