Siri – OSDH: 1.000 xhihadistë të vrarë nga sulmet e koalicionit

Më shumë se 1.000 xhihadistë janë vrarë në tre muaj në Siri nga sulmet e koalicionit të drejtuara nga SHBA-të, konfirmoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Siri – OSDH: 1.000 xhihadistë të vrarë nga sulmet e koalicionit

"Që prej fillimi të sulmeve, më 23 shtator, të paktën 1.171 persona janë vrarë nga sulmet arabe dhe ndërkombëtare në Siri, 1.119 prej të cilëve xhihadistë të ISIS-it dhe Frontit al-Nusra", njoftoi OSDH-ja.

Sipas informacioneve, sulmet kanë vrarë 1.046 anëtarë të ISIS-it, kryesisht josirianë, 72 nga Fronti al-Nusra, një të burgosur xhihadist dhe 52 civilë.

Akuzuar për krime kundër njerëzimit, ISIS-i numëron dhjetëra-mijëra luftëtarë dhe është përgjegjës për shkeljet, rrëmbimet dhe ekzekutimet në një pjesë të madhe të rajoneve nën kontrollin e tyre në Siri dhe në Irak.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme