Koreja e Jugut teston sigurinë e centraleve pas sulmit kibernetik

Operatori i centraleve bërthamore koreanojugore, "Korea Hydro and Nuclear Power" (KHNP) filloi të hënën një stërvitje për t’u përballur me sulmet kibernetike, pas vjedhjes së të dhënave informatike, që u publikuan në rrjetin social "Twitter".

Koreja e Jugut teston sigurinë e centraleve pas sulmit kibernetik

Stërvitja u angazhua njëkohësisht në katër centrale bërthamore të Koresë së Jugut, ku 23 reaktorë prodhojnë 30 për qind të elektricitetit të konsumuar në vend.

Autori i dyshuar për sulmin kibernetik kishte publikuar javën e kaluar plane dhe manuale të dy reaktorëve, si dhe informacione personale mbi disa prej 10 mijë punonjësve të KHNP-së.

Në një mesazh tjetër në “Twitter” të publikuar të dielën nga ky pirat, që përdor një llogari me emërtimin "presidenti i grupit të luftës kundër reaktorëve bërthamorë", kërcënoi se do të bëjë publikime të reja nëse tre reaktorë nuk nxirren jashtë përdorimi duke filluar nga 25 dhjetori.

Ai këshilloi popullsinë, që jeton përreth centraleve, që të qëndrojë larg gjatë muajve të ardhshëm dhe pohon se grupi i tij e ka qendrën në Havai.

Sipas zëvendësministrit të Energjisë, Lee Kwan Sup, të dhënat e vjedhura prekin centralet “Gori” dhe të “Wolsong”, në juglindje të gadishullit, por këto janë pa efekte mbi sigurinë e këtyre instalimeve bërthamore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme