Egjipti hap kufirin me Rripin e Gazës

Egjipti do të rihapë nesër kufirin me Rripin e Gazës, për herë të dytë në dy muaj, për t’u mundësuar palestinezëve të bllokuar në pjesën egjiptiane që të kthehen në shtëpitë e tyre, bënë të ditur përfaqësuesit e policisë.

Egjipti hap kufirin me Rripin e Gazës

Rafah, pika e vetme e kalimit që lidh territorin palestinez me pjesën tjetër të vendit, që nuk kontrollohet nga Izraeli, u mbyll nga Egjipti më 24 tetor pas një atentati vetëvrasës të përgjakshëm në Gadishullin e Sinait, në kufi me Rripin e Gazës.

Ai u rihap nga Egjipti për një kohë të shkurtër në fund të muajit nëntor për t’u mundësuar palestinezëve të bllokuar në territoret egjiptiane që të kthehen në shtëpitë e tyre.

"Një operacion i ngjashëm do të zhvillohet të dielën për vetëm dy ditë”, deklaroi Ali al-Azazi, një zyrtar i policisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme