Putin bisedon me Poroshenkon, Merkel dhe Hollande për Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar bisedime telefonike me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Francës, François Hollande, rreth zhvillimeve në Ukrainë.

Putin bisedon me Poroshenkon, Merkel dhe Hollande për Ukrainën

Sipas një deklarate nga Kremlini mësohet se liderët në bisedimet e tyre kanë rënë dakord për një armëpushim të përhershëm në rajonet lindore të Ukrainës dhe gjithashtu kanë rënë dakord edhe për prioritetet rreth çështjes për shkëmbimin e të burgosurve dhe tërheqjen e armëve të rënda nga vija e frontit.

Liderët gjithashtu kanë shqyrtuar edhe çështjet për rizhvillimin e rajoneve të dëmtuara nga konflikti si dhe çështjet për sigurimin e ndihmave humanitare dhe sociale ndaj popullit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme