Parlamenti Evropian miraton rezolutën për njohjen e Palestinës

Rezoluta për njohjen e Palestinës si shtet të pavarur është pranuar pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian me 498 vota "pro" dhe 88 vota "kundër".

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për njohjen e Palestinës

Parlamenti Evropian ka pranuar sot rezolutën me të cilën mbështetet në parimin e njohjes së Palestinës si shtet.

Rezoluta është pranuar pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian me 498 vota "pro" dhe 88 vota "kundër". Në votim kanë marrë pjesë 697 anëtarë të parlamentit, ndërsa 111 deputetë abstenuan. "Parlamenti Evropian në parim mbështet njohjen e shtetit palestinez dhe zgjidhjen me dy shtete, dhe beson se ky proces duhet të shkojë paralelisht me bisedimet paqësore që do të duhet të përshpejtohen", thuhet në tekstin e rezolutës, sipas të cilës parlamentarët evropianë votuan.

Social demokratët, të majtët dhe anëtarët e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian në rendin e ditës kanë përfshirë një votim simbolik për t'i ftuar 28 vendet anëtare të BE-së të njohin shtetësinë e Palestinës. Rezoluta e Parlamentit Evropian nuk është detyruese.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme