Juncer: Drejtuesit evropianë të kontribuojnë për rimëkëmbjen e B

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u kërkoi të mërkurën drejtuesve evropianë të kontribuojnë gjatë samitit në Bruksel me qëllim për të financuar e planin e investimeve për rimëkëmbjen e Bashkimit Evropian dhe për të ndihmuar Ukrainën.

Juncer: Drejtuesit evropianë të kontribuojnë për rimëkëmbjen e B

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u kërkoi të mërkurën drejtuesve evropianë të kontribuojnë gjatë samitit që do të zhvillohet nesër dhe të premten në Bruksel me qëllim për të financuar e planin e investimeve për rimëkëmbjen e Bashkimit Evropian dhe për të ndihmuar Ukrainën.

“Kontributet e shteteve për fondin evropian për investimet strategjike do të kenë një ndikim të shumëfishtë për financimin e projekteve”, nënvizoi ai gjatë një debati në Parlamentin Evropian në Strasburg.

“Disa shtete kanë manifestuar një interes potencial. Pres tashmë propozime konkrete dhe jo vetëm fjalë”, theksoi ai.

Presidenti i Komisionit Evropian kujtoi përveç të tjerave se Ukraina, çështja e dytë e diskutimeve në samitin evropian, ka nevojë për dy miliardë euro.

“Shtetet duhet të kontribuojnë dhe të japin më shumë fleksibilitet për buxhetin evropian, sepse kreditë për këto ndihma janë reduktuar në një shumë mjaft të vogël dhe nëse ne i përdorim të gjitha për Ukrainën nuk mbetet më asgjë”, theksoi ai.

Drejtuesit evropianë do të diskutojnë në fund të javës në Bruksel për një plan tre-vjeçar investimesh propozuar nga Juncer që do të mundësojë mobilizimin e 315 miliardë eurove.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme